Ardian Ismajli

Sport

VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin

26 Nëntor 2024, 09:26| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 09:30

  • Share

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi ndeshjet e fundit për javën e 13-të. Në ‘Carlo Castellani’ Empoli dhe Udinese barazuan 1-1. Më i miri në fushë për vendasit ishte Ardian Ismajli, një nga kapitenët e Kombëtares.

Sfida u hap në minutën e 23-të nga Pellegri për vendasit, aksion i nisur nga Ismajli. Më pas në pjesën e dytë ishte Davis që barazoi për rezultatin 1-1. Me notën 7.6 Ismajli u vlerësua nga ‘SofaScore’ si më i miri i vendasve.

Ismajli nuk u driblua asnjëherë, 15 herë largoi topin, bllokoi dy goditje, fitoi 4 duele në ajër. 91% i saktë në pasimet e tij. Jo më kot Juventus dhe Napoli kërkojnë shërbimet e 28-vjeçarit të Kombëtares.

Ndërkohë në 'Pierluigi Penzo' vendasit e Venezias u mposhtën 0-1 nga Leçe, falë golit të Dorgu në minutën e 70-të. Për miqtë 84 minuta luajti Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares që bëri një performancë për t'u vlerësuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?