New York, SHBA - Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Amerikës. "Albiceleste" me Lionel Messin në krye fituan 2-0 kundër Kanadasë në "MetLife Stadium" në New York.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Julian Alvarez, që shënoi pas pasimit të de Paul në minutën e 22-të. Në fraksionin e dytë ishte Lionel Messi që tundi rrjetën dhe likuidoi Kanadanë.
Tanimë Argjentina pret fituesin e Uruguai - Kolumbi për të mësuar rivalin në finalen e madhe të 15 korrikut në orët e para të mëngjesit me orën shqiptare.
Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera. Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.
Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.
Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Kupën e Armerikës dhe dy në Kupën e Botës.