Në Voskopojë të Korçës parqet e bletëve janë sulmuar së fundmi nga arinjtë. Dëmet kanë qënë të vogla por sulmi i përsëritur dhe në zona të tjera. Siç shihet në pamje kosheret e bletëve janë shkatërruar nga arinjtë që kërkojnë mjaltë. Antoni Falo, bletërritës prej më shumë se 30 vitesh tregon për Report TV se ky fenomen i ka ndodhur për herë të parë atij, por ka dëgjuar se arinjtë ka bërë dëme dhe tek bletërritës të tjerë në fshatrat pranë Voskopojës.
Mungesa e ushqimit në male ka bërë që arinjtë të dalin nga habitati i tyre dhe të kërkojnë ushqim në zona të banuara. Në këtë periudhë parqet e bletëve çlirojnë aromën e mjaltit, gjë e cila tërheq arinjtë. Ndërkaq bletërritësit në ketë zonë janë kujdesur të vendosin ndricues të mëdhenj dhe rrethime të larta për të mbajtur larg arinjtë që kanë zbritur nga mali.
Nuk eshte se ka mungese ushqimi ne male,por ariu eshte oportunist dhe omnivor,pra ha cdo gje,mish,peshk,insekte,kerpudha,fruta,mjalte dhe produkte e ushqime qe ben njeriu dhe po t'i jepet mundesia shkon per gjene qe gjendet me lehte si pleherat,ushqimet qe lene kampistet neper male,apo ushqime qe mbajne udhetaret ne makina,kur kalojne ne zonat e ariut,apo dhe mjalti i koshereve si ne kete rast,eshte me lehte t'a gjejne aty se sa t'a kerkojne neper zgavra trungjesh ne pyje.
Përgjigju