VIDEO/ Arlind Ajeti shënon supergol në Rumani, Dejvi Bregu e 'bën sefte' në Poloni

2 Mars, 21:30| Përditesimi: 2 Mars, 21:34

  • Share

Legjionarët vijojnë të bëjnë mirë. Këtë të shtunë te golat me skuadrat e tyre kanë dalë Arlind Ajeti dhe Dejvi Bregu.

Mbrojtësi i Kombëtares është pjesë e CFR Cluj në elitën e futbollit rumun, teksa realizoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër Farul Costanta, e mbyllur në barazim 1-1.

Duhej minuta e 82-të që Ajeti të realizonte me një veprim fantastik duke i dhënë pikë të tijve në udhëtim me rolin e "bomberit".

Ndërkohë që Dejvi Bregu ka shënuar golin e parë në Poloni. 28-vjeçari shënoi golin e dytë të ndeshjes në suksesin 1-2 të Uisla Krakov në transfertën përballë Odra Opolës.

Fitore e rëndësishme për objektivin e rikthimit në elitë. Ishte minuta e 54 kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal dhe duke qetësuar Uislën.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?