Armando Broja

VIDEO/ Armando Broja futet nga stoli, Chelsea humbet 1-0 në Kupë nga skuadra e Championship

10 Janar, 09:29| Përditesimi: 10 Janar, 14:14

  • Share

Chelsea nuk ia doli të mbajë ritmin e fitoreve dhe humbi 1-0 në udhëtim me Middlesbrought për sfidën e parë në gjysmëfinalen e Carabao Cup. Duelin nga stoli e nisi Armando Broja, që megjithëse mori 27 minuta në fundin e lojën nuk mundi t'i ndihmonte të tijtë.

Në "Riverside Stadium", dueli nisi i luftuar dhe me raste. Duhej minuta e 37 që Hackney me golin e tij të vendoste sfidën, kjo pas një pasimi nga Jones. Në fraksionin e dytë, konkretisht në të 63 minutë Pochettino hodhi në fushë Brojën dhe Mudryk, që nuk mundën të ndryshonin fatet e ndeshjes.

Tanimë ndeshja e kthimit luhet më 23 janar në Londër, aty ku do mësohet edhe skuadra finaliste e këtij turneu. Pas golit në FA Cup, Pochettino u kujdes që mos i jepte minuta të plota Brojës, duke e mbajtur gati për në fundjavë, me shqiptarin që është i vetmi lojtar që Blutë kanë për rolin e avancuar, kjo pasi Nkunku është i dëmtuar dhe Jackson në Kupën e Afrikës.

Ora 14:12
Mauricio Pochettino tregon problemin e Brojës: Armando s'mund të aktivizohet normalisht


Chelsea humbi 1-0 me Middlesbrought për gjysmëfinalen e parë në Carabao Cup dhe Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, duke marrë 27 minuta në fundin e sfidës.

Pas përballjes, trajneri Mauricio Pochettino tha se sulmuesi i Kombëtares duhet të menaxhohet mirë pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe nuk është ende gati për tre ndeshje në shtatë ditë.

"Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal. Ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, tha pas ndeshjes ndër të tjera Pochettino.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tornitori: 10/01/2024 11:07

    lojtar pa grinte ,pa agresivitet.....useless

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?