Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e radhës për raundin e 34. Liverpool fitoi 1-3 në Londër kundër Fulham, me Armando Brojën që qëndroi në stol për vendasit. Te tri pikët dolën Everton, Aston Villa dhe Palace.
Në "Craven Cottage" Fulham u mund 1-3 nga Liverpooli. Marco Silva edhe në këtë ndeshje e la në stol Armando Brojën, ndërkohë që golat i duheshin më së shumti. Dueli u zhbllokua nga miqtë e Klopp pas 32 minutave lojë me një goditje dënimi perfekte të Alexandër-Arnold. Në fundin e pjesës së parë Castagne vendosi ekuilibrat, ndërsa fraksioni i dytë bëri që Liverpool të shënonte edhe dy herë me Gravenberch (53') dhe Diogo Jota në të 72 minutë.
Me 74 pikë Liverpool barazon Arsenalin në krye të Premier League, teksa pas tyre qëndron Man. City me 73, me "Qytetarët" që kanë një ndeshje më pak dhe kanë shansin të rimarrin kreun.
Premier League, raundi 34:
E dielë, 21 prill 2024
Everton 2-0 Nottingham
Aston Villa 3-1 Bournemouth
Crystal Palace 5-2 West Ham
Renditja: