Sport

VIDEO/ Armando Broja në tribunë, Chelsea mposht 1-0 Evertonin

26 Prill, 15:34| Përditesimi: 26 Prill, 16:49

  • Share

Premier League e futbollit në Angli vijon këtë të shtunë (26 prill) me ndeshjet e raundit të 34-t. Gjithçka nisi në mesditë me fitoren 1-0 të Chelsea kundër Everton.

Në "Stamford Bridge" ishin vendasit e Enzo Marescas siguruan tri pikë me shumë vlerë për zonën Champions League. Ishte Nicolas Jackson në minutën e 27-të që shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Enzo Fernandez pasoi bukur për shokun e tij të skuadrës, i cili me një goditje nga jashtë zone mposhti Pickford.

Në fraksionin e dytë Everton provoi të barazonte, por tri pikët në fund shkuan për Chelsean. Me 60 pikë Blutë ngjiten në vendin e katërt, ndërsa Everton me 38 pikë mbetet në pozitën e 13-të.

Për Everton, Armando Broja e ndoqi ndeshjen nga tribuna, kjo pasi është në pronësinë e Chelsea dhe luan si i huazuar në "Goodison", ndaj nuk mund të përballet me klubin mëmë.

 

S.Dh/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?