Armando Sadiku

VIDEO/ Armando Sadiku e 'bën sefte' në Indi, skuadra e tij merr fitoren dhe kryeson kampionatin

1 Nëntor 2023, 17:36
  • Share

INDI - Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku e ka "bërë sefte" në Indi duke shënuar golin e parë me ekipin e tij të ri, Mohun Bagan, duke i dhënë tri pikë të tijve. Në transfertë, Mohun fitoi 2-3 kundër Jamshedpur për javën e katërt në ISL, kampionatin e Indisë.

Sadiku gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të, para se Colaco dhe Nessiri të shënonin dy golat e tjerë. Veç rrjetës së tundur, ish-sulmuesi i Gramozit apo Elbasanit në Superligë asistoi për golin e tretë.

Kujtojmë se Sadiku ka luajtur 38 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar 12 gola. 32-vjeçari ka një karrierë të larmishme, teksa ka luajtur me Locarno, Lugano, Zurich, Vaduz, Legia, Levante, Malaga, Erzumspor, Bolivar, Las Palmas dhe Cartagena.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?