Cartagena fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Eibar për javën e 17 në La Liga 2 të Spanjës. Për vendasit golin e parë të ndeshjes e shënoi Armando Sadiku, që shkon në kuotën e shtatë golave këtë sezon, një më pak se Myrto Uzuni që është në krye të listës së golashënuesve.
Yanis Rahmani në minutën e 10 shënoi për miqtë e Eibar, teksa u desh minuta e 68 e ndeshjes që Sadiku të barazonte. Në limitet e ndeshjes Ortuno i dha tri pikë Cartgenas, që mban vendin e pestë. Armando Sadiku vijon të jetë një pikë fikse e Cartagenas, me sulmuesin 31 vjeçar që ka rigjetur veten në La Liga 2.