Kronikë

VIDEO/ Arrestohet hajduti ‘serial’ në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese! Kundërshtoi efektivët

2 Gusht, 12:39| Përditesimi: 2 Gusht, 12:48

  • Share

DURRËS- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vjedhje. Orgito Hajrullaj akuzohet si autori i disa vjedhjeve jo vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, por edhe në Tiranë. Blutë informuan se vetëm për muajin korrik, ai dyshohet se ka kryer 11 vjedhje në qytetin e Durrësit në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.

Orgito Hajrullaj rezultonte në kërkim po për vjedhje, ndërsa në momentin e arrestimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”.

Në kuadër të operacionit  u vu në pranga  21-vjeçari O. H., i cili në momentin e kapjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim që të largohej pasi ishte në kërkim po për vjedhje të ndodhura më parë, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi O. H., 21 vjeç, banues në Durrës, është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të mëparshme”, njoftoi Policia e Durrësit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?