Festa e Arsenal pas golit

Sport

VIDEO/ Londra mbetet e 'Topçinjve', Arsenal fiton me Chelsea dhe kryeson! Manchester United pëson tre gola në transfertë, Liverpool 'leksion' Tottenham-it

6 Nëntor 2022, 15:14| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 19:37

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 15-të. Arsenal fitoi 0-1 me Chelsea duke vijuar të kryesojë Premier League. Në ndeshjet e tjera, Manchester United humbi 3-1 në transfertë me Aston Villa, Southampton humbi 1-4 me Newcastle, teksa Crystal Palace fitoi 1-2 në transfertë me West Ham. Tottenham humbi 1-2 në Londër me Liverpool.

Në Londër u zhvillua një nga duelet derbi të qytetit, me Chelsea që humbi 0-1 me Arsenal. Ndeshja u vendos nga një gol i Gabriel në pjesën e dytë, me Topçinjtë që thyejnë sërish Blutë në "Stamford Bridge". Sfida ishte e luftuar gjatë gjithë 90 minutave, me Saka që në të 63 minutë asistoi për Gabriel i cili me portën e boshatisur edhe falë gafës së vendasve shënoi golin e vetëm të sfidës. Në fushë për skuadrat respektive ishin edhe Broja me Xhakën. Me 34 pikë Arsenal mban kreun e Premier League, dy më shumë se Manchester City. Chelsea nga ana tjetër mban pozitën e 7 me 21 pikë.

Në Birmingham vendasit e Aston Villa mposhtën 3-1 Manchester United, duke u rikthyer te suksesi me trajnerin e ri Unai Emery në stol. Ndeshja u hap në minutën e shtatë nga Balley, teksa Digne në të 11 minutë bëri që nisja të ishte perfekte për vendasit. Autogoli i Ramsey riktheu United në lojë, me Djajtë që nuk ditën të shfrytëzonin golin. Do ishte sërish Ramsey që në të 49 minutë do korrigjonte shënjestër, duke shënuar golin për 3-1. Pas pesë rezultateve pozitive, United rikthehet te humbja ndërsa qëndron në vendin e pestë me 23 pikë. Ndërkohë me 15 pikë Aston Villa mban vendin e 14-të.

Liverpool fitoi 1-2 me Tottenham për javën e 15 në Premier League. Skuadra e Klopp zhvilloi një 90 minutësh të mirë, duke iu falur dopietës së Salah në minutët 11 dhe 40. Goli i vetëm për Spurs-at e Antonio Conte u shënua nga Kane në minutën e 70. Me këtë sukses Liverpool shkon në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Tottenham mbetet me 26 pikë në vendin e katërt.

Rezultatet:

Chelsea 0-1 Arsenal (Gabriel 63')

Aston Villa 3-1 Manchester United (Bailey 7', Digne 11', Ramsey 49' / Ramsey 45' (aut))

Southampton 1-4 Newcastle (Perraud 88' / Almiron 35', Uood 58', Uillock 62', Guimaraes 90+2')

West Ham 1-2 Crystal Palace (Benrahma 20' / Zaha 41', Cressuell 90+4')

Tottenham 1-2 Liverpool (Kane 70' / Salah 11', 40')

Renditja:

Ora 19:32
VIDEO/ Salah me dopietë, Liverpool shkëlqen dhe mund Tottenham-in në Londër

Liverpool fitoi 1-2 me Tottenham për javën e 15 në Premier League. Skuadra e Klopp zhvilloi një 90 minutësh të mirë, duke iu falur dopietës së Salah në minutët 11 dhe 40. Goli i vetëm për Spurs-at e Antonio Conte u shënua nga Kane në minutën e 70. Me këtë sukses Liverpool shkon në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Tottenham mbetet me 26 pikë në vendin e katërt.

 

 

Ora 16:59
VIDEO/ Trajneri i ri jep efekt, Aston Villa 'shkërmoq' Manchester United

Java e 15 në Premier League riktheu Aston Villa-n te fitorja. Në Birmingham vendasit mposhtën 3-1 Manchester United, duke u rikthyer te suksesi me trajnerin e ri Unai Emery në stol. Ndeshja u hap në minutën e shtatë nga Balley, teksa Digne në të 11 minutë bëri që nisja të ishte perfekte për vendasit. Autogoli i Ramsey riktheu United në lojë, me Djajtë që nuk ditën të shfrytëzonin golin. Do ishte sërish Ramsey që në të 49 minutë do korrigjonte shënjestër, duke shënuar golin për 3-1. Pas pesë rezultateve pozitive, United rikthehet te humbja ndërsa qëndron në vendin e pestë me 23 pikë. Ndërkohë me 15 pikë Aston Villa mban vendin e 14-të.

 

Ora 15:15
VIDEO/ Londra mbetet e Arsenal, skuadra e Arteta fiton me një gol ndaj Chelsea dhe mban vendin e parë në renditje

Në Londër u zhvillua një nga duelet derbi të qytetit, me Chelsea që humbi 0-1 me Arsenal. Ndeshja u vendos nga një gol i Gabriel në pjesën e dytë, me Topçinjtë që thyejnë sërish Blutë në "Stamford Bridge". Sfida ishte e luftuar gjatë gjithë 90 minutave, me Saka që në të 63 minutë asistoi për Gabriel i cili me portën e boshatisur edhe falë gafës së vendasve shënoi golin e vetëm të sfidës. Në fushë për skuadrat respektive ishin edhe Broja me Xhakën. Me 34 pikë Arsenal mban kreun e Premier League, dy më shumë se Manchester City. Chelsea nga ana tjetër mban pozitën e 7 me 21 pikë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?