Festa e Everton

VIDEO/ Liverpool katër ndeshje pa fitore, Arsenal e pëson në transfertë! Manchester United bën detyrën, Brighton në Europë

4 Shkurt 2023, 15:32| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 20:30

  • Share

Premier League angleze e futbollit është në javën e 22-të. Kjo e shtunë sportive ka nisur me surpriza në Liverpool. Evertoni mposhti 1-0 Arsenalin falë një goli të Tarkowski-t në minutën e 60-të të ndeshjes. "Topçinjtë" marrin humbjen e dytë sezonale, teksa vijojnë të kryesojnë Premier League, tanimë vetëm pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Në 16:00 u zhvilluan pesë duele të tjera, teksa në 18:30 Newcastle barazoi 1-1 me West Ham.

Në "Goodison Park" në Liverpool, Evertoni fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 22-të në Premier League. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Tarkowski në minutën e 60-të të ndeshjes. Në zhvillimet e një këndoreje, krosimi i McNeil u shfrytëzua bukur nga qendërmbrojtësi i vendasve që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Evertoni i shkakton humbjen e dytë sezonale kryesuesve të Arsenal, që tanimë janë vetëm pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Pas tri pikëve me vlerë, Everton lë vendin e 19-të në klasifikim dhe ngjitet dy pozita më shumë në vendin e 17-të me 18 pikë. Trajneri i ri i Everton, Sean Dyche debuton kështu me tri pikë në stolin e Bluve nga Liverpool.

Për javën e 22-të në Premier League, Manchester United fitoi 2-1 në shtëpi me Crystal Palace. Në "Old Trafford", vendasit e ten Hag shënuan me Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë, teksa dyfishoi Rashford në minutën e 62. Goli i Schlupp në minutën e 76 për miqtë shërbeu sa për statistika. Manchester United me 42 pikë është në vendin e tretë, teksa Palace me 24 pikë mban vendin e 12-të.

Wolves fitoi 3-0 me Liverpool për javën e 22-të në Premier League. "Ujqit kafshuan" tre herë të kuqtë, me Liverpool që për të katërtën ndeshje nuk di të fitojë. Matip shënoi në minutën e pestë autogol, teksa Wolves me Dawson dhe Neves dërguan shifrat në 3-0. Liverpool me 29 pikë mban vendin e 10-të, teksa Wolves mban vendin e 15-të me 20 pikë.

Premier League - java 22, e shtunë:

Everton 1-0 Arsenal

16:00

Aston Villa 2-4 Leicester

Brentford 3-0 Southampton

Brighton 1-0 Bournemouth

Manchester United 2-1 Crystal Palace

Wolves 3-0 Liverpool

18:30

Newcastle 1-1 West Ham

Renditja:

Ora 18:42
VIDEO/ Duart në fyt kundërshtarit, Casemiro s'i mban nervat dhe del nga fusha me karton të kuq

Manchester United fitoi 2-1 me Crystal Palace për javën e 22 në Premier League. Dueli i "Old Trafford" nuk ka kaluar pa përplasje në fushë, me Casemiron e vendasve që doli nga fusha me karton të kuq në minutën e 67. Përplasja e Antony dhe Schlupp bëri që futbollistët të përplaseshin mes tyre masivisht, me Casemiron që i vuri duart në fyt kundërshtarit. Pas pamjeve me VAR, arbitri Marriner ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin e United.

Ora 18:23
VIDEO/ Liverpool harron shijen e fitores, të kuqtë turpërohen nga 'Ujqit'

Wolves fitoi 3-0 me Liverpool për javën e 22-të në Premier League. "Ujqit kafshuan" tre herë të kuqtë, me Liverpool që për të katërtën ndeshje nuk di të fitojë. Matip shënoi në minutën e pestë autogol, teksa Wolves me Dawson dhe Neves dërguan shifrat në 3-0. Liverpool me 29 pikë mban vendin e 10-të, teksa Wolves mban vendin e 15-të me 20 pikë.

Ora 18:10
VIDEO/ Manchester United fiton pas dy ndeshjeve, të kuqtë presion City-t

Për javën e 22-të në Premier League, Manchester United fitoi 2-1 në shtëpi me Crystal Palace. Në "Old Trafford", vendasit e ten Hag shënuan me Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë, teksa dyfishoi Rashford në minutën e 62. Goli i Schlupp në minutën e 76 për miqtë shërbeu sa për statistika. Manchester United me 42 pikë është në vendin e tretë, teksa Palace me 24 pikë mban vendin e 12-të.

Ora 15:34
VIDEO/ Vendi i parafundit në tabelë, Evertoni mund kryesuesit e Arsenalit dhe rihap Premier League-n

Në "Goodison Park" në Liverpool, Evertoni fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 22-të në Premier League. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Tarkowski në minutën e 60-të të ndeshjes. Në zhvillimet e një këndoreje, krosimi i McNeil u shfrytëzua bukur nga qendërmbrojtësi i vendasve që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Evertoni i shkakton humbjen e dytë sezonale kryesuesve të Arsenal, që tanimë janë vetëm pesë pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Pas tri pikëve me vlerë, Everton lë vendin e 19-të në klasifikim dhe ngjitet dy pozita më shumë në vendin e 17-të me 18 pikë. Trajneri i ri i Everton, Sean Dyche debuton kështu me tri pikë në stolin e Bluve nga Liverpool.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?