Sport

VIDEO/ Arsenali fiton kundër Chelsea, Merino vendos derbin e Londrës

16 Mars, 18:54| Përditesimi: 16 Mars, 19:11

  • Share


Në "Emirates" Arsenali dhe Chelsea prodhuan një ndeshje me ritëm të lartë, raste, por vetëm një gol. Në fund ishin 'Topçinjtë' që fituan 1-0 kundër Chelsea falë golit të Mikel Merino në minutën e 20-të. Një krosim nga Odegaard nga zhvillimet e një këndoreje, bëri që Merino të devijonte bukur me kokë dhe ta dërgonte sferën në rrjetë. Me këtë sukses djemtë e Mikel Artetas ngjiten në kuotën e 58 pikëve për vendin e dytë, 12 pikë pas Liverpoolit kryesues që ka një ndeshje më pak. Chelsea me 49 pikë qëndron në pozitën e katërt.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Premier League luhet në Londër, fitojnë Arsenali dhe Fulhami! Spurs 15 humbje sezonale


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?