Sport

VIDEO/ Arsenali futet në histori, mposht 2-5 West Hamin dhe merr vendin e dytë! Shtatë golat në pjesën e parë

30 Nëntor, 21:03| Përditesimi: 30 Nëntor, 21:05

  • Share

Raundi i 13-të në Premier League ka parë spektaklin e Arsenalit, me "Topçinjtë" e Artetas që fituan 2-5 kundër West Ham dhe ngjiten për momentin në vendin e dytë të klasifikimit. Historike ndeshja në Londër, me shtatë golat që u shënuan në pjesën e parë.

Dueli u hap nga Gabriel për Arsenalin, që shënoi pas dhjetë minutave lojë. Më pas Trossard, Odegaard dhe Havertz dërguan ndeshjen në 0-4, para se Bissaka dhe Emerson të gjenin golat te vendasit. Në fundin e pjesës së parë ishte Saka që nga 11 metra nuk gaboi dhe shënoi golin e pestë.

Historia - Kjo është vetëm ndeshja e katërt e Premier League në të cilën janë shënuar shtatë gola në pjesën e parë, pas Blackburn-Leeds në shtator 1997, Bradford-Derby në prill 2000 dhe Reading-Manchester United në dhjetor 2012.

Po sot, Brentord fitoi 4-1 kundër Leicester, aty ku te miqtë debutoi në stol Ruud van Nistelroy. Palace dhe Newcastle barazuan 1-1, Nottingham mposhti 1-0 Ipswich dhe Bouornemouth fitoi 2-4 në fushën e Wolves.

Renditja:

S.Dh/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?