Në 'Emirates' të Londrës, Arsenali i dha një 'shuplakë' 5-0 Leeds United. Timber dhe Saka shënuan që në pjesën e parë, duke qetësuar në stol Mikel Artetën sa i takon rezultatit. Trajneri u detyrua të zëvendësonte Odegaard në minutën e 38-të për shkak të një dëmtimi. Fraksioni i dytë pa sërish një gol të Timber, ndërsa dy gola shënoi edhe afrimi më i madh i verës nga 'Topçinjtë', sulmuesi Viktor Gyokeres.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Arsenali shënon 5 herë, Gyokeres dopietë! Spurs fiton 0-2 në Manchester kundër Cityt! Broja në tribunë
S.Dh/ReportTv.al