Në "Emirates", Arsenali u imponua dhe fitoi 3-1 kundër Burnleyt, duke gëzuar tifozët në javën e 12-të në Premier League. Djemtë e Artetas kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Trossard që shënoi në minutën e 45+1 për t'i dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Pjesa e dytë do niste me barazimin e miqve me Brounhill, ndërsa Saliba dhe Zinchenko do i jepnin tri pikë "Topçinjve", për ta dërguar në vendin e dytë me 27 pikë aq sa ka edhe City kryesues. Burnley me vetëm katër pikë mban vendin e parafundit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Ditë surprizash në Premier League, Wolves 'kafshon' Tottenham! Bie edhe Newcastle, fitojnë Man. United e Everton
S.Dh/ReportTv.al