Në Londër, Arsenali dhe Brighton barazuan 1-1 në një ndeshje me ritëm, grintë, karton të kuq dhe dy gola. Të dyja skuadrat vinin në këtë përballje pas dy fitoreve në javët e para dhe kërkonin rezultatin pozitiv. Ndeshja u zhbllokua për vendasit e Artetas me golin e Kai Havertz në minutën e 38-të, teksa deçizive ishte minuta e 49-të ku Rice la Arsenalin me një lojtar më pak për pothuajse gjithë pjesën e dytë, kjo pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Goli i barazimit erdhi nga Joao Pedro në minutën e 58-të. Tanimë në kuotën e shtatë pikëve pas tre javëve të para, Brighton dhe Arsenal ndajnë kreun momentalisht.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City shënon tre herë dhe merr kreun e Premier League, Haaland 'përbindësh'! Karton i kuq dhe dy gola, Arsenal barazon 1-1 me Brighton
S.Dh/ReportTv.al