Lille dhe Juventus barazuan 1-1 në Champions League. Në këtë sfidë nuk mund të mungonte protagonizmi i Edon Zhegrovës, sulmuesit shqiptar të francezëve. Duhej minuta e 27-të kur me një veprim fantastik Zhegrova do linte në vend kundërshtarin dhe me hapin dhe mendimin e shpejtë do i dërgonte një top David, që përballë Di Gregorios nuk gaboi.
Është UEFA që ka publikuar edhe asistet më të bukur të mbrëmjes së djeshme, me atë të Zhegrovës që vjen i pari. Me të vërtetë një paraqitje e shkëlqyer nga Lille dhe Zhegrova, që pasi mposhtën Atleticon dhe Real Madridin, i hapin telashe edhe një ekipi tjetër të madh.
Duket se në janar në derën e Lille do ketë shumë "trokitje" dhe interes për Zhegrovën, që në treg ka çmimin 25 milionë euro.
Zhegrova brilliance & vision ????
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 6, 2024
Quenda's precise through ball ????
What a pass from Jones ????
Three beautiful assists ????@Lays_football || #UCLassists pic.twitter.com/5D36NMKWzC