Në "Villa Park" të Birminghamit, Aston Villa mposhti 2-0 Tottenhamin dhe për momentin mban pozitën e gjashtë në Premier League, zonë kjo që të dërgon në Champions League. Konsa dhe Kamara në pjesën e dytë shënuan për ekipin e Unai Emery. Ndeshje emocionuese për Emiliano Martinez, portierin argjentinas të Villas që për herë të fundit luajti para tifozëve të tij, kjo pasi kampioni i botës do largohet në verë pas shumë ofertave nga Evropa dhe Arabia Saudite. Nga ana tjetër sezon për t'u harruar nga Spurs, që në kampionat ka siguruar mbijetesën dhe luan në finalen e Europa League kundër Man. United.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Championsi vendoset me 'fotofinish', Chelsea dhe Aston Villa fitojnë në Premier League
S.Dh/ReportTv.al
