Një nga golat e A. Villas dhe dëshpërimi i Pep Guardiolës

Sport

GOLAT/ Aston Villa tërbon 2-1 Manchester Cityn, Guardiola s'u beson syve! Arsenali fiton me 'manita' kundër Palace

21 Dhjetor, 16:09| Përditesimi: 21 Dhjetor, 20:51

  • Share

Premier League në Angli është në raundin e 17-të. Kjo e shtunë nisi në orën 13:30 me fitoren 2-1 të Aston Villas kundër Manchester Cityt. Në mbrëmje Arsenal fitoi 1-5 kundër Palace në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në Birmingham, Aston Villa ftoi 2-1 kundër Manchester Cityt. Krizë për "Qytetarët" e Guardiolës që në 12 ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe nëntë humbje. Për Aston Villan shënuan Duran dhe Rogers në minutat 16-të dhe 65-të, ndërsa kampionët në fuqi u kujtuan vonë dhe shkurtuan me Foden në minutën e tretë shtesë. Villa me 28 pikë parakalon Cityn dhe merr vendin e pestë, ndërsa ekipi i Guardiolës e sheh veten në vendin e gjashtë dhe lufton për zonën Champions.

Në "Selhurst Park" të Londrës vendasit e Crystal Palace nuk i bënë dot ballë Arsenalit dhe u mposhtën 1-5. Gabriel Jesus shënoi për "Topçinjtë" në minutat 6-të dhe 14-të, teksa përkohësisht barazoi Sarr. Në fundin e pjesës së parë Havertz dhe më pas Martinelli i dërguan golat e Arsenalit në katër, para se Rice të "vuloste" takimin.

Pas dy barazimeve radhazi djemtë e Artetas rikthehen të marrin tri pikë dhe e shohin veten në vendin e tretë, tre pikë pas Liverpoolit kryesues (dy ndeshje më pak). Interesant fakti se Gabriel Jesus në vetëm tre ditë i ka shënuar pesë gola Crystal Palace. Në EFL Cup me 18 dhjetor shënoi tripletë, kurse sot dy gola të tjerë.

Ky raund vijon të diel (nesër) me pesë takime, ku dallohen Everton - Chelsea, Man. United - Bournemouth dhe Tottenham - Liverpool.

Premier League, raundi 17-të:

E shtunë, 21 dhjetor 2024

13:30 Aston Villa 2-1 Manchester City

16:00

Brentford 0-2 Nottingham

Ipswich 0-4 Newcastle

West Ham 1-1 Brighton

18:30 Crystal Palace 1-5 Arsenal

Renditja:

Ora 20:30
VIDEO/ Arsenali rikthehet te fitorja, mposht 1-5 Palace dhe sheh nga kreu i Premier League


Në "Selhurst Park" të Londrës vendasit e Crystal Palace nuk i bënë dot ballë Arsenalit dhe u mposhtën 1-5. Gabriel Jesus shënoi për "Topçinjtë" në minutat 6-të dhe 14-të, teksa përkohësisht barazoi Sarr. Në fundin e pjesës së parë Havertz dhe më pas Martinelli i dërguan golat e Arsenalit në katër, para se Rice të "vuloste" takimin.

Pas dy barazimeve radhazi djemtë e Artetas rikthehen të marrin tri pikë dhe e shohin veten në vendin e tretë, tre pikë pas Liverpoolit kryesues (dy ndeshje më pak). Interesant fakti se Gabriel Jesus në vetëm tre ditë i ka shënuar pesë gola Crystal Palace. Në EFL Cup me 18 dhjetor shënoi tripletë, kurse sot dy gola të tjerë.

Ora 16:12
VIDEO/ Manchester City në krizë totale, Aston Villa fiton 2-1


Në Birmingham, Aston Villa ftoi 2-1 kundër Manchester Cityt. Krizë për "Qytetarët" e Guardiolës që në 12 ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe nëntë humbje. Për Aston Villan shënuan Duran dhe Rogers në minutat 16-të dhe 65-të, ndërsa kampionët në fuqi u kujtuan vonë dhe shkurtuan me Foden në minutën e tretë shtesë. Villa me 28 pikë parakalon Cityn dhe merr vendin e pestë, ndërsa ekipi i Guardiolës e sheh veten në vendin e gjashtë dhe lufton për zonën Champions.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?