Në Bergamo, Atalanta vendase fitoi 2-1 kundër Romës dhe ka siguruar pozitën e tretë në renditje. Zikaltërit kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë me golin e Ademola Lookman. Ishte De Ketelaere që asistoi për shokun e skuadrës, me Lookman që nuk gaboi. Roma u kundërpërgjigj dhe barazoi me Cristanten brenda pjesës së parë (32'). Fraksioni i dytë solli edhe golin e radhës, me Atalantën që gjeti rrjetën e tri pikëve me autor Sulemana në minutën e 76-të. Gjatë gjithë ndeshjes Berat Gjimshiti qëndroi në fushë për Atalantën. Kështu, pas 21 ndeshjeve radhazi pa humbje në Serie A, Roma pëson disfatë pikërisht nga Atalanta, e cila më 2 dhjetorin e 2024 i kishte shkaktuar humbjen e fundit, 0-2 në "Olimpico".
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atalanta fiton kundër Romës, Juventusi mbetet në zonën Champions! Venezia tri pikë shprese në Serie A
S.Dh/ReportTv.al