Dëshpërimi i lojtarëve të Celta Vigos

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal

27 Shtator, 09:31| Përditesimi: 27 Shtator, 12:52

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi mbrëmjen e së enjtes tre ndeshjet e fundit për raundin e shtatë. Espanyol humbi 1-2 me Villarreal, Te vendasit titullar luajti Marash Kumbulla. Në Canarie, Las Palmas dhe Betis u ndanë në barazimin 1-1.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u luajt në ‘De Balaidos’, ku Celta Vigo u mposht 0-1 nga Atletico Madrid. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Julian Alvarez në minutën e 90-të, pas një pasimi final të Griezmann.

Me këto tri pikë Los Colchoneros ngjiten në pozitën e tretë me 15 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid. Të dyja skuadrat do përballen të diel në derbin e Madridit, me Atleticon që ka mundësinë për të marrë vendin e dytë. Renditjen e prin Barcelona me 21 pikë.

Celta Vigo 0-1 Atl. Madrid

Espanyol 1-2 Villarreal

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?