Në "Metropoliano", Atletico Madrid fitoi 2-1 me Real Betis duke u kthyer te tri pikët. Tanimë të besuarit e Simeones ndodhen në vendin e katërt dhe duket se kanë konsoliduar pozitat Champions. Golat për Atleticon u shënuan në pjesën e parë. Autogoli i Silvas i dha epërsinë vendasve, teksa Morata shënoi golin e dytë, me sulmuesin që më herët humbi edhe penallti. Paçka se Carvalho shkurtoi shifrat në pjesën e dytë, Betis doli pa pikë nga kryeqyteti spanjoll.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Bilbao dhe Barcelona barazim pa gola, Atletico Madrid bën detyrën! Mallorca mposht 1-0 Gironan
S.Dh/ReportTv.al