Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani vendas u mund 1-2 nga Astana për ndeshjen e grupit C të Conference League. Të besuarit e Ilir Dajës vinin në këtë duel pasi mposhtën 2-0 Dinamon e Zagrebit, teksa përballë 6 mijë tifozëve nuk kanë përsëritur surprizën. Ndeshja u hap nga miqtë në minutën e shtatë me Hovhannisyan, për t'u barazuar nga Kuc, kapiteni i Ballkanit vteëm një minutë më vonë. Në të 23 minutë ishte sërish Astana që kaloi në avantazh me Beysebekov, me golin që në fund vleu tri pikë paçka rasteve në pjesën e dytë për kampionët e Kosovës. Pas kësaj ndeshje Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë në grup, duke ndarë vendet tre dhe katër.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Aston Villa 'poker' Alkmaarit, Ballkani mposhtet në Prishtinë nga Astana! Fitojnë Fenerbahce dhe Lille në Conference League, Muçi deçiziv te Legia
S.Dh/ReportTv.al