VIDEO/ Banorët përzënë Strazimirin dhe Vokshin nga rruga ‘Xhon Belushi’: Ikni, ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë

8 Janar 2023, 14:30| Përditesimi: 8 Janar 2023, 17:07

  • Share

Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për të denoncuar punimet në rrugën “Xhon Belushi” në njësinë numër 4 në Tiranë. Por, deputetja Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri nuk e zhvilluan dot aty deklaratën pasi banorët nuk i lejuan, duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit.

“Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë”, janë shprehur banorët.

Më pas, deklaratën e mbajtën para bashkisë së Tiranës, ndërsa Vokshi tha se Veliaj i kishte nxjerrë patronazhistët për t’i përzënë për të fshehur abuzimet.

"Nuk e bën dot atje ku e kishim planifikuar për shkak të angazhimit të ushtrisë së patronazhistëve të Erion Veliajt, që i them t’i tërheqë urgjentisht. Çfarë nuk donte Erion Veliaj të shihnin qytetarët e Tiranës, vjedhjen skandaloze. Erion Veliaj është kapur në flagrancë, ndaj drejtësia duhej të kishte reaguar që në momentin kur kandidati i Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi e denoncoi dy ditë më parë", tha Vokshi. 


Lajmi kryesor:

Rikualifikimi i rrugës ‘Xhon Belushi’, Vokshi: Nisi puna pa u shpall fituesi i tenderit, bashkia po shkel ligjin, abuzon me 471 milionë lekë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?