Festa e Lokomotiva Zagreb

VIDEO/ Barazim dramatik në minutën e 96 dhe 4 gola, 'dopietë' shqiptarësh në Kroaci! Sulmuesi i Kombëtares shënon si Zidane

30 Tetor 2022, 18:27| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 18:31

  • Share

Lokomotiva e Zagrebit barazoi 2-2 me Hajdukun e Splitit në javën e 15 të futbollit elitar në Kroaci. Ndeshja do hapej në minutën e 61 nga Emir Sahiti. Sulmuesi shqiptar i Split gjeti golin e tretë këtë edicion, teksa realizimi ishte brilant. Kontroll dhe goditje e kalibruar nga jashtë zone për sulmuesin e Kosovës.

Hajduk dyfishoi me Miakar në të 66 minutë, teksa Lokomotiva ia doli në fundin e sfidës të barazonte. Dramatike minutat e fundit, me Ibrahim që shkurtoi për 1-2 në të 88 minutë. Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Indrit Tuci barazoi në të 96 minutë me një gol fantastik "alla-Zidane". Fluturimthi nga jashtë zone për Tucin, me 22 vjeçarin që shënoi golin e tretë për Lokomotivën e Zagrebit. Në fund 2-2 dhe dy gola shqiptar në Kroaci.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?