Festa e Toure pas golit

Sport

VIDEO/ Barcelona dy humbje në pak ditë, kryesuesit e La Liga-s befasohen nga ekipi që është për mbijetesë! Almeria bën historinë

26 Shkurt 2023, 20:21| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 20:39

  • Share

Almeria mundi 1-0 Barcelonën për javën e 23-të në La Liga, duke marrë fitoren e parë në histori kundër katalanasve. Në stadiumin "Mediterranos" vendosi goli i Toure në minutën e 24. Pas asistit të Suarez, sulmuesi nuk gaboi përballë ter Stegen duke shënuar me forcë. Befasi për katalanasit që pësojnë dy humbje në pak ditë, kjo edhe pas eliminimit nga Manchester United në Europa League. Megjithë humbjen, Barça me 59 pikë mban vendin e parë, 7 pikë më shumë se Real Madrid. Me këtë fitore, Almeria lë zonën e ftohtë dhe ngjitet në vendin e 15-të me 25 pikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Barcelona 'nuk ndez' në transfertë, mposhtet nga Almeria! 5 gola në 'San Mames', humbet Bilbao


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?