Lewandowski në aksion

Sport

VIDEO/ Barcelona është e frikshme, mposht 4-0 Dortmundin në çerekfinalet e Champions League

10 Prill, 08:48| Përditesimi: 10 Prill, 08:49

  • Share

Në 'Olimpic Lluis Companys' Barcelona fitoi 4-0 kundër Dortmundit. Katalanasit e Hansi Flick dominuan takimin dhe avantazhin e gjetën pas 25 minutave lojë me golin e Raphinhas. Pasimi i Cubarsi u shfrytëzua nga kapiteni që gëzoi tifozët. Fraksioni i dytë vërtetoi lojën e mirë të Barçës dhe në minutën e 48-të Raphinha bëri 'kamerierin' duke pasuar për Lewandowskin, aty ku polaku nuk mund të gabonte. Sërish Lewa-golski shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 66-të, duke vërtetuar se 36-të vitet mbi supe janë thjesht një numër. Spektakli i Barçës nuk u ndal me kaq, pasi Raphinha asistoi sërish në minutën e 77-të, këtë herë për Yamal dhe djaloshi i artë "vulosi" sfidën në 4-0 për të pasur avantazh të mjaftueshëm në ndeshjen e kthimit që luhet në Dortmund në datën 15 prill.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Barcelona 'shtyp' Dortmundin me 4 gola dhe prek gjysmëfinalet e Champions League, PSG përmbys 3-1 Aston Villan


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?