Festa e Barcelonës me tifozët në qytet

Sport

VIDEO/ Barcelona feston titullin e 28-të të La Ligas me paradën mbi autobus, 700 mijë tifozë në rrugët e qytetit

17 Maj, 09:45| Përditesimi: 17 Maj, 09:46

  • Share

Për herë të 28-të në histori, Barcelona është fituese e La Ligas. Trofeu i kampionit u sigurua nga katalanasit në derbin kundër Espanyol dhe dy raunde nga fundi i sezonit është koha për festë.

Klubi 'blaugrana' nuk ka pritur dhe të premten e 16 majit rrugët e Barcelonës u mbushën me afro 700 mijë tifozë të etur për të parë nga afër yjet e tyre. Gjithçka nisi nga mitiku "Camp Nou" në rinovim, me punëtorët që panë nga pranë futbollistët.

Ishte presidenti Joan Laporta që i dha udhë festës. Me autobus të hapur, lojtarët dhe stafi ndoqën një itinerar në rrugët kryesore të qytetit. Lamine Yamal me shokë shijuan një festë legjitime për një sezon të shkëlqyer që i sheh me tre trofe, atë të La Ligas, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës.

Ndërkohë pengu i madh ishte për eliminimin nga Interi në gjysmëfinalet e Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?