Barcelona mundi 2-1 Shakhtar Donetsk për raundin e tretë në grupin H të Champions League. Katalanasit nuk e patën të vështirë këtë duel, duke e kontrolluar dhe siguruar nëntë pikë pas tre ndeshjeve të para në grup. Gjithçka u hap në minutën e 28-të, me Ferran Torres që përfitoi nga topi i kthyer nga shtylla për ta dërguar në rrjetë. Vetëm tetë minuta më vonë, i riu Lopez shënoi golin e dytë për vendasit në stadiumin "Olimpik" në Barcelonë. Në pjesën e dytë Sudakov shkurtoi për ukrainasit, me Shakhtar që i shënon golin e parë Barçës pas 242 minutave në këto ndeshje të Champions. Barcelona me nëntë pikë shkon në krye të grupit, teksa Shakhtar me tri pikë mban vendin e tretë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ PSG mund 3-0 Milanin dhe vështirëson rrugën e italianëve! Barcelona bën ligjin në Champions League, fitojnë City dhe Dortmund
S.Dh/ReportTv.al