Barcelona ka vendosur diktatin në futbollin spanjoll. Për javën e 22-të në La Liga, djemtë e Xavit fituan 2-0 me Cadiz. Në "Camp Nou" vendosën golat e Sergio Roberto dhe LeWandoWski, me katalanasit që mbajnë kreu e kampionatit dhe lënë pas me tetë pikë Realin e Madridit.
Ndeshja nisi nën kontrollin e vendasve, që nuk i diskutuan tri pikët. Ndeshja u vendos në fundin e pjesës së parë, teksa në të 43 minutë ishte Sergi Roberto që do gjente rrugën e rrjetës. Kur dukej se pjesa e parë do mbyllej me një gol, për të dyfishuar mendoi Lewandowski. Në të 45+1', polaku dërgoi sferën në rrjetë.
Edhe pjesa e dytë foli për vendasit, që kontrolluan lojën duke mos rrezikuar. Me këtë fitore të pastër, Barça shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e parë, duke lënë pas me tetë pikë Realin e Madridit. Cadiz me 22 pikë mban vendin e 17-të, dy pikë më shumë se zona e ftohtë.