Për raundin e 28-të në La Liga, Barcelona fitoi 2-4 me përmbysje kundër Atleticos në Madrid dhe i merr kreun Realit, paçka se katalanasit kanë edhe një ndeshje më pak. Në "Metropolitano" 20 minutat e fundit të ndeshjes ishin për ata me zemër të fortë.
Vendasit e Simeones shënuan dy herë me Julian Alvarez dhe Sorloth në minutat 45 dhe 70-të, para se Barcelona të "zgjohej". Lewandowski në minutën e 72-të dhe Torres në të 78-n vendosën ekuilibrat, para se Lamine Yamal në shtesën e dytë të shënonte golin e përmbysjes së madhe. Në shtesën e tetë ishte Torres që gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçën.
Pasi u eliminuan nga Real Madrid në Champions League, Atletico sheh tjetër goditje në pak ditë. Tanimë Barcelona edhe pse me një ndeshje më pak kryeson La Ligën me 60 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më shumë. Atletico me 56 pikë mbetet në pozitën e tretë.
Komente
