Goli i fitores së Basel

VIDEO/ Baseli përmbys Fiorentinën në Itali, Xhaka protagonist! West Ham i tregon forcën AZ Alkmaar-it (Conference League)

12 Maj 2023, 10:32| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:33

  • Share

Conference League zhvilloi dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Në Firenze, Fiorentina humbi 1-2 me Baselin, ndërsa West Ham fitoi 2-1 me përmbysje kundër AZ Alkmaar. Ndeshjet e kthimit do zhvillohen të enjten që vjen, për të mësuar dy skuadrat finaliste që do shkojnë në Pragë më 7 qershor.

Në Itali, Fiorentina nuk mundi të mbante dot avantazhin e siguruar në minutën e 25-të nga Cabral. Në pjesën e dytë ishte Diouf që në minutën e 71 barazoi ndeshjen, ndërsa Amdouni në shtesën e tretë përmbysi ndeshjen. Te goli i parë për zviceranët ndihmoi edhe Taulant Xhaka, që dha pasimin e fundit për shokun e skuadrës.

Dueli i zhvilluar në "London Stadium" foli për West Ham, me angezët që përmbysën 2-1 holandezët e AZ Alkmaar. Miqtë kaluan në avantazh me Reijnders në minutën e 41, ndërsa në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë me Benrahma dhe Antonio.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?