Anis Mehmeti

Sport

VIDEO/ Basti i parë i Sylvinho-s te Kombëtarja, Anis Mehmeti 'i djeg' karrierën kundërshtarit! E pagëzojnë 'Mehmessi'

27 Shkurt 2023, 18:27
  • Share

Anis Mehmeti, sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë po shkëlqen me klubin e tij të ri në Angli, Bristol City. I afruar vetëm pak javë më parë, 22-vjeçari i lindur në Londër ka bërë për vete fansat me formën e tij. Veç një asisti në katër takime, fantazisti shquhet edhe driblimet dhe kontrollin e topit.

Pikërisht një gjë të tillë ka evidentuar edhe Bristol, që i bën jehonë sulmuesit kuqezi. Mehmeti me një lëvizje ia kalon topin mes këmbëve kundërshtarit, duke "i djegur karrierën".

"Këtë mund ta shohim gjithë ditën", shkruan Bristol. Pritet që fantazisti të jetë afrimi i parë i ri në ekipin A të Shqipërisë nga trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho. Tanimë te Bristol atë e kanë pagëzuar me nofkën "Mehmessi".

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?