Festa e Bayer Leverkusen

VIDEO/ Bayern, Dortmund dhe Leverkusen nuk falin, garë e fortë për kreun e Bundesligës

11 Shkurt 2023, 17:39| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 21:05

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit është në javën e 20-të. Këtë të shtunë me fillim nga 15:30 u zhvilluan pesë ndeshje. Bayern Munich nuk fali në shtëpi, teksa fitoi 3-0 me Bochumin. Edhe Dortmund është në garë për vendin e parë, me verdhezinjtë që fituan 0-2 kundër Werder Bremen në transfertë. Fitore edhe për Freiburg, Leverkusen, Union Berlin dhe Augsburg.

Në "Allianz Arena", Bayern Munich fitoi 3-0 me Bochumin për javën e 20-të në Serie A. Golat për djemtë e Nagelsmann u shënuan nga Muller në minutën e 41, Coman në të 64 dhe Gnabry në minutën e 73 nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e parë, tre pikë më shumë se Dortmund.

Në "Weserstadion", Werder Bremen u mposht 0-2 me Borussia Dortmund. Për verdhezinjtë golat u shënuan nga Bynoe-Gittens në minutën e 67 dhe Julian Brandt në minutën e 85 të ndeshjes. Me këtë fitore që është e pesta në radhë, Dortmund me 40 pikë është në vendin e tretë të Bundesligës, tre pikë pas Bayern Munich.

Bundesliga - java 20-të:

15:30

Bayern Munich 3-0 Bochum (Muller41', Coman 64', Gnabry 73')

Freiburg 2-1 Stuttgart (Gifo 60' (p), 84' (p) / Fuhrich 30')

Hoffenheim 1-3 Leverkusen (Nsoki 77' / Andrich 6', Diaby 47' Hlozek 56')

Mainz 3-1 Augsburg (Lee Sung 21', 52', Onisiuo 24' /Demirovic 28')

Werder Bremen 0-2 Dortmund (Bynoe-Gittens 67', Brandt 85')

18:30

RB Leipzig 1-2 Union Berlin

Renditja:

Ora 17:42
VIDEO/ Dikush të ndalë Dortmundin, pesë fitore radhazi për vendin e dytë

Në "Weserstadion", Werder Bremen u mposht 0-2 me Borussia Dortmund. Për verdhezinjtë golat u shënuan nga Bynoe-Gittens në minutën e 67 dhe Julian Brandt në minutën e 85 të ndeshjes. Me këtë fitore që është e pesta në radhë, Dortmund me 40 pikë është në vendin e dytë të Bundesligës, tre pikë pas Bayern Munich.

Ora 17:41
VIDEO/ Bayern Munich nuk e diskuton Bochum-in, tre gola në Bavari

Në "Allianz Arena", Bayern Munich fitoi 3-0 me Bochumin për javën e 20-të në Serie A. Golat për djemtë e Nagelsmann u shënuan nga Muller në minutën e 41, Coman në të 64 dhe Gnabry në minutën e 73 nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e parë, tre pikë më shumë se Dortmund.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?