Në "Allianz Arena", kryesuesit e Bayern Munich u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Bochumi që lufton për mbijetesën. Ekipi i Kompany u duk "i dehur" pas suksesit 3-0 në Champions kundër Leverkusen, paçka se shënoi dy gola të shpejtë me Guerreiro. Më pas Bochum mori frenat e lojës dhe përmbysi me Medic, Sissoko dhe Bero. Bayern Munich kishte bërë rotacion në ekip, kjo për shkak të ndeshjes së kthimit në 1/8 e Champions kundër Leverkusen. Kështu bavarezët pësojnë humbjen e dytë sezonale dhe me 61 pikë vijojnë të kryesojnë renditjen.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Javë e çuditshme në Bundesligë, dështojnë Leverkusen dhe Dortmund! Bochum përmbys Bayernin
S.Dh/ReportTv.al
