Festa e Immobile

VIDEO/ Bayern Munich për turp, Lazio 'merr hak' dhe e mposht 1-0 në Champions League

14 Shkurt, 22:55| Përditesimi: 15 Shkurt, 17:28

  • Share

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Miqtë nga Gjermania e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq direkt të Upamecano në të 67 minutë. Ishte pikërisht ky moment që u shfrytëzua nga Lazio, me Immobile që ktheu në gol 11 metërshin e akorduar pas faullit në zonë. Edhe tre vite më parë dy skuadrat përballeshin në këtë fazë, me bavarezët që kalonin me totalin e dy ndeshjeve 6-2. Elseid Hysaj te Lazio luajti për 60 minuta dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke lënë fushën pas një dëmtimi i zëvendësuar nga Lazzari.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Lazio 'hakmerret' dhe fiton me Bayern Munich, PSG kalon 2-0 Sociedadin në 1/8 e Ligës së Kampioneve


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?