Kupa e Gjermanisë zhvilloi të mërkurën tetë ndeshjet e fazës së 1/16. Pas eliminimit të Dortmundit, surprizat nuk kanë munguar as në ndeshjet e radhës.
Bayern Munich mposhti 4-0 Dynamo Dresden. Bavarezët mbyllën gjithçka në pjesën e parë duke shënuar katër gola. Ishte nata e Jamal Musiala i cili arriti të shënojë tripletë në pjesën e parë. Sulmuesi gjerman arriti të shënojë në minutat 2’, 37 dhe 45+4’. Një gol e shtoi Leroy Sane i cili gjeti rrjetën në minutën e 45-të.
Më tej kalon Frankfurt, që mposhti 2-1 MGladbach. Freiburg eliminoi Hamburger, ndërsa Union Berlin nuk ia doli të kalojë Arminia Bielefeld. Freiburg, Hoffenheim dhe Bremen janë më tej.
Rezultatet: