Befasi në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në Bergamo, Atalanta humbi 0-1 nga Bologna dhe janë miqtë që marrin të parët një biletë për në gjysmëfinale.
Me Berat Gjimshitin nga minuta e parë, Atalanta e nisi më mirë ndeshjen dhe ishte më kërkuese, derisa miqtë ngacmuan me disa raste. Paçka tyre pjesa e parë u mbyll 0-0.
Në fraksionin e dytë Gasperini bëri pesë ndryshime për të kërkuar golin, por fati do i buzëqeshte miqve. Ishte Castro në minutën e 80-të që shënoi pas asistit të Lykogiannis.
Kësisoj, Bologna merr një biletë për në fazën gjysmëfinale, teksa Atalanta është jashtë Kupës së Italisë. Këtë të mërkurë zhvillohet ndeshja e radhës, ajo mes Milanit dhe Romës e cila merr jetë në 21:00 në "San Siro".