Në "El Sadar" Osasuna vendase bëri befasinë dhe ndali 1-1 Real Madridin. Duket se "Galaktikët" u 'dehën' nga mesjava kur përmbysën 2-3 Man. Cityn në Champions dhe bënë një hap fatal në garën për titullin. Mbappe në minutën e 15-të kaloi në epërsi të besuarit e Ancelottit, para se Bellingham ta katranoste në fundin e pjesës së parë dhe të linte Realin me dhjetë lojtarë në fushë. Osasuna përfitoi dhe në pjesën e dytë barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga Ante Budimir. Real Madrid me 51 pikë ndodhet për momentin në vendin e parë, ndjekur nga Atletico Madrid. Ndërkohë që Barça dëshiron tri pikë të hënën kundër Vallecanos për të marrë vendin e parë në La Liga.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Championsi 'deh' Real Madridin, Osasuna e barazon 1-1! Atletico s'përfiton, Barcelona 'fërkon' duart për kreun
S.Dh/ReportTv.al
