Gol nga distanca që të kujton periudhën e artë të të atit me Juventusin dhe Italinë. Djali i legjendës së futbollit Alessandro Del Piero, Tobias ka shënuar një supergol me moshat e Getafes në Spanjë.
Djaloshi është pjesë e kryeqytetasve të Spanjës dhe me një të majtë ka bërë që topi të përfundojë në rrjetë, duke shtangur portierin kundërshtar dhe merituar duartrokitjet e të pranishmëve.
Video ka bërë xhiron e kanaleve të komunikimit, duke u shpërndarë edhe nga Alex Del Piero. Mesa duket shprehja "bëmë baba të të ngjaj" merr kuptim në këtë rast.