Juventus dhe Atalanta barazuan 2-2 në Torino. "Zonja e Vjetër" në ndeshjet e fundit ka lëshuar terren dhe kjo ka bërë që të humbasë vendin e dytë në Serie A, pozicion që mbahet nga Milani. Në "Allianz Stadium" ishte Koopmeiners në të 35 minutë që zhbllokoi sfidën. Duhej pjesa e dytë që Juvja të përmbyste me Cambiaso dhe Milik në minutat 66 dhe 70, para se Koopmeiners të bënte heroin te Atalanta për golin e dytë në minutën e 75. Asisti i golit të barazimit për bergamaskët u dhurua nga Berat Gjimshiti që bëri rolin e fantazistit, me kapitenin e Kombëtares që kishte në krah shiritin në këtë ndeshje për të tijtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fitore minimale për vendin e dytë, Juventus barazon dhe lëshon terren! Roma 2-2 në Firenze
S.Dh/ReportTv.al