Në stadiumin "Geuiss" në Bergamo, Atalanta fitoi 2-0 me Udinesen. Nga minuta e parë për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti, që është shtylla e prapavijës për të besuarit e Gasperinit. Ndeshja do vendosej që në pjesën e parë. Në të 33 minutë Miranchuk shënoi pas pasimit të De Ketelaere. Sërish belgu pasoi për Scamacan, që dyfishoi për vendasit në të 45+1 minutë. Me këtë sukses Atalanta ngjitet në kuotën e 36 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Udinese me 18 pikë mbetet në pozitën e 16-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi dhe Milani hapa fals në shtëpi, Empoli 'asist' Interit! Atalanta 'likuidon' me dy gola Udinesen
S.Dh/ReportTv.al