Në Bergamo, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në grupin D të Europa League. Edhe pse të dyja skuadrat janë në 1/8 e eventit, sfida ishte e luftuar dhe Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta. Dueli u zhbllokua me golin e Scamaccas për italianët. Sulmuesi lëshoi një "predhë" nga jashtë zone dhe në të 23 minutë befasoi gardianin Adan. Në pjesën e dytë Eduards barazoi për portugezët në të 56 minutë, me skuadat që ndanë nga një pikë. Atalanta me 11 pikë kryeson grupin dhe ndeshjen e radhës dhe të fundit e luan me Rakou në Poloni. Nga ana tjetër Sporting me tetë pikë mban vendin e dytë dhe luan kundër Sturm Graz në shtëpi për raundin e fundit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atalanta dhe Roma ngecin në Europa League, tri pikë për Leverkusen dhe Liverpool! Fiton West Ham e Marseille
S.Dh/ReportTv.al