Këtë të enjte u zhvilluan tre ndeshjet e fazës së 1/8 për Kupën e Italisë. Në 15:00, në Bergamo Atalanta vendase mundi 5-2 Spezian. Në 18:00 Lazio fitoi 1-0 me Bolognan, teksa në 21:00 Juventus mundi 2-1 Monzën.
Në stadiumin "Gewiss" në Bergamo, Atalanta fitoi 5-2 me Spezian për 1/8 e Kupës së Italisë, duke kaluar më tej dhe gjetur si kundërshtarin e radhës skuadrën e Interit. Ndeshja e zhvilluar këtë të enjte foli për skuadrën e Atalantës, teksa në fushë nga minuta e parë luajti Berat Gjimshiti. Në 38 minutat e para u shënuan 5 gola, për rezultatin 3-2. Lookman me dopietë dhe Hateboer për Atalantën dhe Ekdal e Verde për Spezian e kthyen pjesën e parë në një "festival" golash. Në pjesën e dytë Atalanta do shënonte edhe dy herë të tjera me Hojlund dhe autogolin e Ampadu.
Lazio fitoi 1-0 me Bolognan për fazën e 1/8 në Kupën e Italisë. Një gol i Felipe Anderson në minutën e 33 vendosi ndeshjen, teksa "Shqiponjat" në fazën çerekfinale presin Juventusin. Një gabim në mbrojtjen e Bolognas u shfrytëzua mirë nga Lazio, me Pedron që "vodhi" një top në hyrje të zonës dhe asistoi për Anderson.
Juventus fitoi 2-1 me Monzën në 1/8 e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kaluan me vështirësi miqtë, duke u kualifikuar në fazën çerekfinale teksa gjejnë Lazion. Juventus gjeti golin me Kean në minutën e 8, teksa u barazua nga Valoti në të 24 minutë. Goli i fitores u shënua nga Chiesa në minutën e 78-të.