Serbi Nemanja Majdov, kampion bote në xhudo, u skualifikua për pesë muaj si pasojë e një veprimi që bëri në Olimpiadën e fundit në Paris. 28-vjeçari është fokusuar nga kamerat duke bërë shenjën e kryqit.
Bazuar në rregullore, Majdov u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos pasi "tregoi një shenjë të qartë fetare kur hyri në fushë", një gjest i treguar nga kamerat pak përpara ndeshjes kundër grekut Theodoros Tselidis, më 31 korrik. Çdo gjest fetar është i ndaluar nga neni 3 i Kodit të Etikës të IJF.
Majdov, fitues i medaljes së artë në Kampionatin Botëror në Budapest, në vitin 2017 dhe i argjendit në kampionatin botëror këtë vit në Abu Dhabi, si dhe dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian (2018 dhe 2020), është pezulluar nga pjesëmarrja në të gjithë turnetë për 5 muajt e ardhshëm, pra deri në shkurt 2025.
Ai nuk është absolutisht i penduar dhe do t'i bënte të gjitha këto veprime përsëri, pavarësisht se duhet të paguajë një çmim kaq të shtrenjtë. Majdov kishte marrë paralajmërime për gjestin e kryqit në ngjarje të tjera para Olimpiadës, por këmbëngul se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga shprehja e besimit të tij të krishterë.
???????????? SERBIA.
— SARA GONZÁLEZ ???????????????? (@SaraHispania) September 17, 2024
El judoka serbio Nemanja Majdov ha recibido una suspensión de 5 meses por hacer la señal de la cruz antes de su combate en los Juegos Olímpicos de París.
⁉️ ¿Cristianofobia? pic.twitter.com/JQtGZ6kqcr
O sa mir kjo ashte feja
Përgjigju