VIDEO/ Berisha bëhet meme në Postribë: Gjuhëtarin e njohur e bën kreun e kryengritjes antikomuniste

12 Shtator 2022, 13:37| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 13:42

  • Share

Angazhimi politik aktiv po e lodh shumë Sali Berishën, i cili edhe ngarkesën e stresit dhe atë të moshës, tashmë e ka të ngritur. Prej ditësh, në takimet që po zhvillon në disa zona të vendit, Berisha ka bërë gafa pa fund, sa ka qenë një ushqyes i rrjeteve të satirës.

E një kumbull të tillë, doktori e lëshoi edhe në Postribë, ku të dielën ishte atje për të përkujtuar përvjetorin e kryengritjes antikomuniste të vitit 1945. Por Berisha, pasi ka lëshuar akuzat ndaj Edi Ramës, si “armik” i Postribës” ka bërë thirrje për të nderuar udhëheqësit e lëvizjes antikomuniste, e në këtë çast ka përmendur emrin e Jup Kastratit, në vend të Jup Kazazit.

Jup Kastrati është një nga shkencëtarët më të njohur shqiptar të fushës së albanologjisë, pedagog i Universitetit të Shkodrës. Ndërsa Jup Kazazi, ka qenë një nga krerët e partive nacionaliste gjatë luftës, i cili pas çlirimit të Shqipërisë, së bashku me disa nacionalistë të tjerë organizuan atë që quhet “kryengritja antikomuniste e Postribës”. E cila u shtyp me dhunë nga pushteti komunist i kohës. Prej 30 vitesh, PD e përkujton gjithmonë lëvizjen e Postribës, së cilës i mëshon sidomos në çështje delikate politike, për të marrë mbështetjen e elektoratit antokomunist në vend. Por edhe pse ka kohë që e ka përdorur këtë retorikë, sërish Sali Berisha ngatërron emrat e pjesëtarëve të rezistencës./ TemA

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?