Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli fitoi 3-0 kundër Monzës për javën e 21-të në Serie A. Tripleta e Zurkowskit i dha tri pikë vendasve, që rikthehen kështu te suksesi. Nga minuta e parë e nisi këtë duel Ismajli, teksa Shpendi mori minuta në pjesën e dytë. Në tribunë Etrit Berisha për shkak të gjendjes fizike te Empoli. Sfida u zhbllokua që në minutën e 13-të me supergolin e Zurkowskit, që shënoi edhe në të 38'. Sërish i njëjti në të dytën gjeti edhe tripletën personale. Me 16 pikë Empoli pozicionohet në vendin e 19-të, dy pikë nga zona e shpëtimit. Monza me 25 pikë mban pozitën e 11-të, teksa ka pësuar dy humbje radhazi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi tripletë Leçes, 'Zonja' në krye të Serie A! Tri pikë për Empolin dhe Genoan
S.Dh/ReportTv.al