VIDEO/ Berisha nuk e lë dot zakonin, shpif për mediat si formë presioni për të ndalur publikimin e fakteve

13 Janar 2022, 16:04| Përditesimi: 13 Janar 2022, 18:02

  • Share

Shqiptarja.com publikoi dje lajmin për ekzistencën e një projekti për ndërtimin e tre kullave luksoze dhe gjigante, pikërisht në vendin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike. Projekti, lejen për të cilin e ka dhënë Berisha pak muaj para se të largohej nga pushteti, duket një arsye për ashpërsinë e ndarjes së madhe midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Lajmi i publikuar në shqiptarja.com duket se e ka turbulluar Sali Berishën. Edhe pse ishte 3 orë në Prokurorinë e Tiranës sot për të dëshmuar mbi sulmin që bëri më 8 janar në selinë e PD ai nuk ka mundur dot të rrijë pa bërë presion medias.

I pyetur nëse ka firmosur për ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet selia e PD, Sali Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar mediat që kanë botuar shkrimin dhe si gjithmonë ka preferuar të mos japë sqarim për çështjen. Si gjithnjë në të tilla raste Berisha zgjedh të ushtrojë presion ndaj medias.

Ai ka sulmuar botuesin Carlo Bollino, duke thënë se lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com nuk ishte i vërtetë. Ndërkohë që gazetari Rusta i kujtoi z. Berisha firmën e vënë mbi dokument

Debati i plotë mes Sali Berishës dhe gazetarit Rusta

Berisha: Faktet e lidhjes së Bashës me Ramën po dalin çdo ditë. Si ju duket ‘Parku i 4 lirive’ të Ballkanit të Sorosit.

Gazetari Rusta: Në fakt për atë ka dhe një vendim të firmosur nga ju?

Berisha: Absolutisht jo!

Gazetari Rusta: Na e shpjego pak atë vendim!

Berisha: E kam parë unë atë vendim por lexoje si duhet atë vendim pasi nuk preket asnjë metër katror nga selia e PD-së.  Ai vendim ajo planimetri nuk prek asnjë metër tek territori i selisë së PD. Xhamia ishte më e vogël, ndërtohet një ndërtesë e pronarëve që janë të ndryshëm, jo të njëjtë me territorin ku është Selia. I ke deklaratat e pronarëve. Në këtë çështje ka një përpjekje dramatike, shumë të pandershme, të mediave që mbahen nga qeveria veçanërisht të grupit të Bollinos.

Gazetari Rusta: Bollino ka nxjerrë edhe fakte për shembull. Ne e kemi botuar ndër të parët planin për shembull.

Berisha: Bollino ka nxjerrë mashtrime shumë nuk është i vërtet lajmi, ai që keni botuar ju është gënjeshtër. Ai plan nuk ka pasur asnjë lidhje. Me siguri ka pas edhe Bollino ndonjë interes aty.

Gazetari Rusta: Bollino nuk merret me kulla por me lajme!

Berisha: Bollino merret edhe me ndërtesa. Ai merr me 1 euro territorin qe ishte për gjimnaz.

Gazetari Rusta: Është vendim i Qeverisë

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?