DURRËS - Besëlidhja është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" në Xhafzotaj të Durrësit, lezhjanët fituan 85-73 kundër Vllaznisë.
Djemtë e Afrim Bilalit kanë dominuar sezonin e rregullt në kampionat, ndërsa në parket nuk e patën të vështirë të merrnin suksesin e radhës. Çereku i parë pa lezhjanët të dominonin dhe e mbyllën 27-15 në avantazh. Perioda e dytë dhe e tretë foli për Vllazninë, me fitoren 17-27 dhe 23-24.
Në çerekun e katërt dhe të fundit ekipi i Besëlidhjes tregoi gjithë potencialin poshtë koshit dhe fitoi 18-7, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 85-73 rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë.
Kjo është hera e dytë që Besëlidhja merr këtë trofe, pas vitit 2023, ndërsa në vitin 2024 u renditën në pozitën e dytë.
Në ndeshjen e sotme më i miri në parket ishte Joshua Angle i lezhjanëve me 22 pikë dhe tetë kërcime në tabelë, ndërsa te Vllaznia me 20 pikë, gjashtë kërcime në tabelë dhe tre asiste spikati Veton Gjeçaj.
Komente
